Random Video

I riu vritet me thikë në zemër në piceri pranë "Elbasan Arena"

2015-09-29 1 Dailymotion

ELBASAN ? Një i ri është qëlluar për vdekje me thikë në një piceri në afërsi të stadiumit ?Elbasan Arena?. Viktima është 25-vjeçari Gentian Bajraktari nga Bilishti i Korçës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima ishte punonjës i picerisë dhe ai ka dalë për të sqaruar një konflikt të mëparshëm me një prej kolegëve të tij.

Debati mes tyre ka precipituar në përdorimin e armëve të ftohta ku 25-vjeçari pas plagëve të marra ka humbur jetën në Spitalin e Elbasanit, 20 minuta pas mbërritjes. Viktima kishte vetëm pak kohë që ishte shpërngulur nga Korça për të punuar dhe jetuar në qytetin e Elbasanit.

Sipas Drejtorisë së Policisë së Elbasanit dyshohet se autorët janë dy vëllezërit Kristo nga ky qytet. Dorian Kristo, 26 vjeç u kap në flagrancë nga policia pak minuta pas kryerjes së krimit teksa vraponte nëpër lagjet pranë vendngjarjes me thikë në dorë. Ndërsa vëllai i tij Mariglen Kristo, 21 vjeç, i cili është bashkautor, është shpallur në kërkim.