Random Video

Kastriot Ismailaj pastrim parash që nga viti 2006, ja transfertat

2015-10-02 5 Dailymotion

Para se të nënshkruante kontratën e shumë përfolur për mbledhjen e borxheve të CEZ Shpërndarje, Kastriot Ismailaj rezulton të jetë përfshirë në një rrjet të madh ndërkombëtar të pastrimit të parave.

Në vitet 2006-2008, sipas këtij dokumenti të siguruar nga ReportTv në llogaritë e Kastriot Ismailajt janë depozituar 4.598.501 USD dhe 800.000 EURO, të gjykuara nga prokuroria si para me burim të pajustifikuar.Këto para Ismailaj i ka përfituar nga kompania ?Hassans Client2ACC?, me adresë ?57/63 Line Ëoll Road, NeëYork, e cila rezulton që në shtetet e bashkuara të amerikës është e dyshuar për transferta të paligjshme.Po si janë kryer transfertat në llogarinë e Ismailajt në bankat e nivelit të dytë në shqipëri?

Gjatë periudhës 2006-2008 në llogarinë e Kastriot Ismailaj në një bankë të nivelit të dytë në tiranë, mbërrijnë 4.598.501 USD dhe 800.000 EURO.
Këto para mbërrijnë nga shoqëria ?Hassans Client2ACC?, me adresë ?57/63 Line Ëoll Road, NeëYork, USA?, por po ashtuka dhe transferta të tjera nga United Recouces Ag, ST. Gallerstrasse 19, Zvicer dhe DOMINICUS Ag, ST. Gallerstrasse 19 , po në Zvicer.

Por pa qëndruar shumë kohë në shqipëri, 3 milion dollar transferohen nga Kastriot Ismailaj jashtë vëndit ku nuk përjashtohet dhe mundësia e pagesave në formë rryshfeti për zyrtarët vendas, Operacion ky i kryer nëpërmjet kompanisë së Ismailajt Adriatic Development Corporation.


Po cili ishte destinacioni i këtyre parave?
Sipas vendimit të gjykatës e cila ka vendosur sekuestro për llogaritë bankare të Kastriot Ismailajt, rezulton se 2.994.376 USD, Ismailaj i kishte transferuar të strukturuara në shuma të ndryshme, ku si përfitues ishin kompani dhe persona të ndryshëm në shtete të ndryshme të njohura si parajsa fiskale.

Kastritot Ismailaj në këto transferta ka vendosur dhe arsyen e pagesë për kompanitë ende të paidentifikaura jashtë vëndit, ku sipas gjykatës arsyet janë pagesa për studime fizibiliteti në projekte minierash, konsulencë ligjore, pagesë shërbim telefonie, shërbime zyre si dhe shërbime udhëtimi.
Vetëm në 2010 Kastritot Ismailaj nënshkroi kontratën me CEZ për borxhet, ndërsa aktualisht ai është në hetim për pastrim parash dhe për aferën e borxheve të Cez Shpërndarjes.

Nga ana tjetër prokuroria i ka kërkuar gjykatës së krimeve të rënda konfiskimin e pasurisë së Ismailajt, bashkëshortes dhe nënës së së ismailajt, vendim ky që pritet të jepet brënda muajit tetor.