Random Video

Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta edhe pse jashtë fushe

2015-10-09 1 Dailymotion

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të posaçme për mediat për të falenderuar të gjithë aktorët që bënë që përballja e kuqezinjve me Serbinë në Elbasan Arena të ishte vetëm një lojë jashtë çdo ngjyrimi tjetër historik apo politikë. Në krye të fjalës së tij kru i qeverisë vuri tifozët, për të cilët u shpreh se u sollën njëjtë si në stadiumet evropiane. Me të njëjtin vlerësim Rama u shpreh edhe për Policinë e Shtetit e cil përmes masave të marra bëri që derbi i Ballkanit të kalojë pa asnjë incident. Pavarësisht rezultatit 0-2 për serbët, shefi i mazhorancës tha se kombëtares kuqezi i duhet thënë mbështetje për hapin e radhës drejt "France 2016", ndeshjen me Armeninë.

"Një vit pas shfaqjes së turpshmë ne Beograd për ..i ka dhënë tre pikë të arta Shqipërisë dhe ky nuk është aspak një ngushëllim për humbjen në fushën e lojës.Kuqezinjtë u treguan fantastikë në mbështjene entuziaste të skuadrës. për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist nuk është sulmuar verbalisht asnjë lojtar serb, jo vetëm sendet e shëmtuurara mbi kokat e furtbollistëve tanë, por madje është duartrokitur. Fisnikëria në Elbasan Arena, dua ti përulem sportëdashëve që e kaluan me kaq sukeses këtë ndeshje me Serbinë. Në radhë të parë Tifozëve kuq e zi, një spektakël i denjë për stadiumet evropiane për derbet më të nxehtë. Mirënjohje efektivëve të Policisë s Shtetit që përballuan një rrethanë aspak të lehtë emocionale.", tha Rama.