Random Video

Rama: Kultura sportive na dha 3 pikë të arta me Serbinë

2015-10-09 1 Dailymotion

TIRANE - Në një konferencë të posaçme për mediat Rama ka falenderuar të gjithë sportëdashësit tifozët dhe kombëtaren shqiptare për mbarëvajttjen e ndeshjes me Serbinë. Në fjalën e tij kryeministri ka theksuar se edhe pse jo në fushë Shqipëria fitoi jashtë saj pikët e arta si popull dhe si vend

Në krye të fjalës së tij kru i qeverisë vuri tifozët, për të cilët u shpreh se u sollën njëjtë si në stadiumet evropiane. Me të njëjtin vlerësim Rama u shpreh edhe për Policinë e Shtetit e cil përmes masave të marra bëri që derbi i Ballkanit të kalojë pa asnjë incident. Pavarësisht rezultatit 0-2 për serbët, shefi i mazhorancës tha se kombëtares kuqezi i duhet thënë mbështetje për hapin e radhës drejt "France 2016", ndeshjen me Armeninë.

"Gazetat e botës, nga Italia fqinje e deri në Shtetet e Bashkuara ku futbolli është larg së qeni një sport i dorës së parë, shkruanin për ndeshjen e ditës, Shqipëri ? Serbi. Natyrisht, askush përveç nesh, shqiptarëve, nuk ishte i interesuar se ç?rezultat do të kishte ndeshja. Media të huaja gjithandej flisnin për këtë ndeshje, sepse asnjë nuk e dinte me siguri çfarë do të ndodhte një vit pas shfaqjes së turpshme që ndodhi në Beograd dhe në një moment kur zhvillohej ndeshja e kthimit për derbin e Ballkanit.

Po aq natyrisht, sot, kur të gjithë ne, shqiptarët, jemi gdhirë të palumtur pas një humbjeje krejt të befasishme në fushën në lojës, pak ose aspak e kemi mendjen tek fakti se jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët, me nivelin e lartë të dinjitetit qytetar dhe sportiv. Përfshirë edhe kundërshtarët tanë.Por, pa as më të voglin dyshim, nëse në fushën e lojës nuk ia dolëm dot ta mbajmë në minutat shtesë, pikën e artë që na hapte thuajse në treçerekun e saj, portën e madhe të finalistëve të Francës, mbajtja lart e nivelit të kulturës sportive në kushtet e një tensioni të madh, jo vetëm sportiv, i ka dhënë tre pikë të arta Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve si popull.", tha Rama.

Edhe pse humbën në fushën e lojës thekson kryeministri ne fituam jashtë saj duke fituar kështu pikë të arta që shërbyen si objekti i imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

?Humbën në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që me gjasa na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve si popull?, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ky mesazh nuk duhet marrë si ngushëllim për humbjen në fushën e lojës, por vijoi se nëse tifozët kuqezinj do të kishin rënë në batakun e skenareve të dhunës vendi do të humbte shumë më shumë.

?E ky nuk është aspak një ngushëllim për humbjen në fushën e lojës, mjafton të parafytyrosh se çfarë do të ishim duke ndjerë dhe duke folur sot, nëse ultrasit kuqezinj do të kishin rënë në batakun e turpshëm të huliganëve serbë në ...