Random Video

Arrestohen motër e vëlla, vranë bashkëfshatarin për gështenjat

2015-10-13 10 Dailymotion

KURBIN - Pas 24 orësh arrati policia arrestoi vëlla e motër të cilët akuzohen se një ditë më parë vranë bashkëfshatarin e tyre pas një konflikti për një sipërfaqe të mbjellë me gështenja. Indrit dhe Xhoana Ndoci, 29 dhe 24 vjec u vunë në pranga mëngjesin e sotëm ndërsa policia sekuestroi edhe armën e krimit, një pushkë. Ngjarja ndodhi në fshatin Selitë të Kurbinit dhe viktimë mbeti 58-vjeçari Ndrec Prendi. Trupi i tij i pajetë u gjend mëngjesin e e së martës në pyllin e fshatit ndërsa ishte duke vjelë gështenja.

Prej 2 vitesh mes fiseve Ndocaj dhe Prendi ka pasur një konflikt për pronësinë e rreth dy dynym toke me gështenja qe gjendet në ?Lajthizë të Madhe? në fshatin Selit. Hera e fundit që ka pasur ndërhyrje nga forcat e policisë, ka qenë të dielën, pikërisht një ditë para ngjarjes. Dy fiset janë në proces gjyqësor për këtë sipërfaqe toke, pasi të dyja familjet paraqesin dokumentacionet e tyre përkatëse
Mësohet se dy familjet Prendi dhe Ndoci kanë qenë në rreth krushqie së bashku, pasi viktima ka qenë dhëndër në fisin Ndoci.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 8:00 të mëngjesit në Malësinë e Kurbinit. Mëngjesin e së hënës vëlla e motër kanë gjetur 58-vjeçarin Ndrec Prendin duke vjelur gështenjat në pyll. Por, me sa duket kjo gjë nuk është kapërdirë dot nga 29-vjeçari Indrit Ndoci dhe ka nisur të debatojë ashpër me të. Pasi ka debatur me viktimën 29 vjeçari Indrit Ndoci ka marrë menjeherë armën e zjarrit dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 58-vjeçarit. Si pasojë e të shtënave, Ndrec Prendi gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në kraharor.

Të parët që kanë lajmëruar policinë për këtë ngjarje kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat e kallashnikovit. Pas njoftimit të marrë, efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes duke nisur punën për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkaq, dy autorët e krimit, vëlla e motër ishin larguar menjëherë prej andej për të mos rënë në prangat e policisë. Për t?u larguar prej andej ata kanë shfrytëzuar distancën e largët që lidh fshatin e Selitës me qytetin e Laçit, e cila bëri që edhe forcat e policisë të mbërrinin me vonesë në vendin e ngjarjes.

20 gëzhoja automatiku në vendngjarje
Grupi hetimor, në cilësinë e provës materiale, gjeti dhe sekuestruan në vendin ku ndodhi vrasja 20 gëzhoja automatiku. Sipas burimeve, mësohet se në drejtim të 58-vjeçarit është qëlluar me armë nga një largësi e konsiderueshme.