Random Video

Laboratori i drogës në Durrës, Krimet e Rënda lënë në burg 7 të arrestuarit - Ora News

2015-10-19 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka lënë në burg pa afat 7 të arrestuarit për laboratorin e drogës të zbuluar dy ditë më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës.

I pari në sallën e gjyqit u paraqit biznesmeni nga Shkodra Bejto Kotaj,i cili akuzohet nga prokuroria si financues i këtij rrjeti të trafikut të drogës mes Shqiperisë dhe Italisë.

Bejto Kotaj është lënë në arrest me burg nga gjykata, ndërsa pas tij në sallën e gjyqit ka hyrë pronari i vilës 2 katëshe në Ish-Kënetë të Durrësit, Iqmet Pashollari.

Vila në pronësi të tij ishte kthyer në një laborator të përpunimit të lëndës narkotike që sigurohej në Malësinë e Shkodrës dhe të Krujës. Ndërkaq djali i tij Valter Pashollari është ende në kërkim.

Një tjetër biznesmen i akuzuar si financues i këtij rrjeti është edhe 40 vjecari Ajet Sula nga Tirana. Ndërkaq 39 vjecari Festim Xhelilaj me banim në Tiranë akuzohet si transportues i lëndës nartkoike, ndërsa dyshohet se mbante lidhjet mes bandës në Shqipëri dhe trafikantëve të drogës në Itali, ndërsa ka edhe biznese në emër të tij në shtetin fqinj. Transportues i drogës sipas prokurorisë eshte edhe biznesmeni Pajtim Bracaj. Ndërkaq dy të arrstaurit e fundit që u ulën në bankën e të akuzuarve babë e bir Qerim dhe Lufti Xeka sipas prokurorisë janë kultivues të drogës në zonën e Krujës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/laboratori-i-droges-burg-per-2-te-arrestuarit-pritet-masa-e-sigurise-per-5-te-tjeret/