Random Video

450 punonjës në rrugë, Bashkia sekuestro, pronari nuk paguan taksën e pronës - Ora News

2015-10-31 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit e një fabrike pranë ish-uzinës Dinamo në Tiranë e humbën ditën e punës para dyerve të fabrikës, në pritje për të hyrë në punë. Kjo fabrikë mbylli dyert sot pas vendimit të Bashkisë për sekuestro.Pronari nuk ka paguar taksën e pronës, ndërsa qeramarrësi është ai që ka ndërtuar fabrikën aty dhe që në rastin konkret i drejtohet Bashkisë për një zgjidhje, pasi ai nuk ka asnjë lidhje në këtë mes dhe se detyrimet e veta i ka shlyer të gjitha.
Rreth 450 punonjës të një firme private për prodhimin e këpucëve, rrezikojnë të mbeten pa punë.
Shkak është berë vendimi i Bashkisë së Tiranës për të sekuestruar magazinën ku ngrihet ky biznes, pasi pronari nuk ka paguar prej më shumë se 5 vitesh taksën e pronës.
Drejtuesi i firmës, i cili ka marrë me qera objektin e bllokuar, kërkon nga Bashkia të gjejë një zgjidhje me pronarin e magazinës i cili është debitor, dhe të mos pengohet puna në fabrikë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/450-punonjes-ne-rruge-bashkia-sekuestro-pronari-nuk-paguan-taksen-e-prones/