Random Video

E djathta e përçarë në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se partia Demokratike do te vazhdoje edhe pas 23 qershorit te paguaje kostot e strategjisë paraelektorale dhe futjes se aleateve ne vende te sigurta ne listën e kandidateve për deputete. Ne prag te fillimit te sesionit te ri parlamentar, formacioni i djathte tashme ne opozite, duket i perçare përballë nje maxhorance te forte me 83 deputete. Sipas kreut te partisë Republikane, Fatmir Mediu, aleati me i afërt i partisë Demokratike, qytetaret votuan, qe koalicioni i djathte, te dale ne opozite dhe këtë duhet ta ketë parasysh çdo kryetar partie. Por tjetër qëndrim shpreh kryetari i demokristianeve, Nard Ndoka, i cili po tenton bashkëpunimin me Mark Frrokun, dhe ky i fundit, doli deputet, si pjese e koalicionit me partine Socialiste. Me votat e demokrateve ne 23 qershor dolën deputete 4 kryetare te partive aleate dhe 2 ish-deputete te partisë Socialiste, te cilet ne rast, se ndryshojnë pozicionin politik, ne raport me qeverinë, do te dobësonin ndjeshëm opozitën e djathte dhe betejën e saj parlamentare.