Random Video

Hetimi për ndërtimet pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u kërkon te gjitha prokurorive ne rrethe qe te nisin hetimet kryesisht per zyrtaret e bashkive apo inspektoriateve te cilët kane lejuar ndërtimet pa leje, apo nuk kane kryer kallëzime penale. Vizion Plus ka siguruar qarkoren qe ashpërson masat për këtë fenomen, e cila i është shpërndare ketë te hëne te gjitha prokurorive ne rrethe. Ne dokumentin drejtuar vartësve Kryeprokurori tërheq vëmendjen për mungesën e veprimit nga punonjësit bashkiake. "Gjate kësaj periudhe konstatohet një mosfunksionim siç duhet i strukturave te inspektoriatit qendror urbanistik, pranë bashkive dhe komunave si dhe i policive bashkiake dhe te komunave qe kane detyrimin ligjor parandalimin dhe pezullimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje si dhe kallëzimet e subjekteve qe bëjnë ndërtime te tilla". Duke analizuar te gjitha rastet e denoncuara deri tani ne prokurori kreu i akuzës vëren se denoncimet janë bere vetëm nga qytetaret ndërkohë qe detyrim për te bere kallëzime kane inspektoriatet ne bashki dhe ato ndërtimore urbanistike. Llalla i kërkon vartësve qe te analizojnë këto raste me qellim parandalimin e fenomenit si dhe nëse provohet se strukturat përkatëse te policive ndërtimore apo bashkiake nuk kane bere apo nuk bëjnë kallëzime per këtë vepër penale, te regjistrojnë kryesisht procedim penal për personat përgjegjës, apo dhe subjektet qe ndërtojnë ne mënyre te paligjshme. Kjo qarkore vjen ne një moment ku ndërtimet pa leje janë kthyer ne shqetësim për te gjithë qytetaret te cilat krahas denoncimeve ne portalin e hapur nga Partia Socialiste "Stoprrenimit.com", kane filluar te denoncojnë edhe ne prokurori. Mësohet se ne Prokurorinë e Tiranës, qytet u cili ka numrin me te larte te ndërtimeve pa leje janë denoncuar deri tani 35 raste, qe janë ende ne faze verifikimi. Ndërsa me aktive ka qene Prokuroria e Vlorës e cila ka sekuestruar edhe një sere objektesh te ndërtuara pa leje dhe ka dërguar për procedim disa nga pronaret e tyre.