Random Video

INUK-u prish kompleksin tek Ura e Dajlanit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vend të këtij lokali të ngritur te Ura e Dajlanit, pronari i tij kishte marrë leje shfrytëzimi nga bashkia e Durrësit për ngritjen e një mjedisi për tregtimin e bimëve dekorative. Por vit pas viti, destinacioni ka ndryshuar vazhdimisht dhe deri në mëngjes kishim një kompleks të madh hotelerie dhe turizmi, që tashmë është shkatërruar. Punonjësit e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Durrës ndërmorën këtë aksion në vijim të disa të tillave të ditëve të fundit në këtë zonë. Aksioni i ndërtimorëve nuk ka hasur kundërshtimin e pronarëve të këtij kompleksi tashmë të rrafshuar. Por një tjetër pronar i një ndërtimi pa leje, e ka pranuar vendimin për prishje edhe pse ndërtesa ishte në proces legalizimi. Ndërtimet e prishura kishin zaptuar gjithë hapësirën publike në zonën e njohur si Ura e Dajlanit, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të merret vendimi edhe për shembjen e ndërtimeve pa leje që janë bërë në lulishtet pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe hyrjes së Durrësit.