Random Video

Skandali me veprat e artit, dyshime për vjedhjen e disa pikturave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër hije skandali qëndron mbi trashëgiminë tonë kulturore, përmasat e të cilit do të mund te kuptohen muajt e ardhshëm. Behet fjalë për zhdukjen e një pjese të koleksionit të veprave të artit, te cilat zbukurojnë që para viteve '90 institucionet kryesore shtetërore. Lajmi është bere publik për Vizion Plus, nga Drejtori i Galerisë Kombëtarë të Arteve, Artan Shabani, i cili ka nisur të ktheje në Galeri veprat që ndodhen në këto dikastere. E tillë është edhe Guri Madhit, viti 1969, nën titullin "Gryka e Mezhgoranit"  e qe ndodhej ne kryesine e Kuvendit. Sipas Shabanit, inventari që ata kane, prej rreth 120 veprash, nuk po përputhet me atë çka po gjendet në institucione. Deri më tani Galeria Kombëtare ka marre vetëm pese vepra, kryesisht të realizmit socialist, por në koleksion ka edhe pune të Vangjush Mios. Shabani shton se veprat do të merren nga ministritë, vilat qeveritare madje edhe nga Galeria dhe Muzeu i Durrësit e Shkodrës. Mangësitë e paralajmëruara në inventarin e këtij koleksioni veprash te institucioneve qeveritare, vijnë vetëm dy muaj pas publikimit të skandalit me trafikimin e objekteve të trashëgimisë, kryesisht ikonave, çështje ende në hetim.