Random Video

Ndahet fondi për 50 ish-pronarë, shuma e akorduar, 300 mln lekë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
50 ish-pronarë do të përfitojnë nga fondi i vitit 2013 për shpronësim dhe kompensim. Pas shqyrtimit te dosjes, Agjencia e Kthimit të Pronave ka caktuar dhe mënyrën se si do të ndahet shuma prej 300 milionë lekësh e akorduar nga qeveria e mëparshme për vitin 2013. Ky proces i cili ka nisur që në muajin gusht pritej të përfundonte më datë 20 nëntor të këtij viti, por drejtuesit e agjencisë kane akuzuar administratoret e mëparshëm për vonesën. Sipas Sonila Qatos në këtë proces 700 aplikues nuk janë përfshirë në lista. Numri i dosjeve të dorëzuara nga ish-pronarët dhe subjektet e tjera pranë AKKP-së ishte 1098, ndërkohë që vetëm 358 prej tyre u përmbyllën me vlerësim gjatë këtij tremujori. Pjesa tjetër i kalohet për vlerësim dhe rishikim buxhetit të vitit të ardhshëm, i cili sipas Qatos mendohet të jetë i njëjtë me atë të vitit 2013.