Random Video

Policia vret të kërkuarin në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ditë pas plagosjes së efektivit të policisë Agron Halilaj, autori i krimit Gazmir Marku është vrarë mbrëmjen e së hënës, gjatë një përballjeje tjetër me policinë. Pas një operacioni kërkimi, Marku është zbuluar pranë një banese në zonën e ish- Kënetës në Durrës. Rreth orës 21:00 të së hënës, forcat policore dhe efektivat e Reneas, kanë rrethuar shtëpinë. Sipas policisë, Markut i është kërkuar disa herë të dorëzohet, por 32-vjeçari është përgjigjur me të shtëna armësh.Gazmir Marku ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të policisë. Pas kësaj efektivët e policisë dhe Reneas kanë hapur zjarr ndaj 32-vjeçarit duke e lënë të pajetë. Pas operacionit në vendin e ngjarjes, Gazmir Markut iu gjet një automatik, model 56, dhe dy krehëra me fishekë. Edhe tre ditë më parë 32-vjeçari hapi zjarr nga banesa e tij kur policia kërkoi të hynte për kontroll pas telefonatave që kishte marrë nga banorë të ndryshëm për grabitje me dhunë.