Random Video

Reforma territoriale, mazhoranca: Pritja ka një kufi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maxhoranca ka shfrytëzuar mbledhjen e parë të komisionit për Reformën Territoriale për t'i bërë apel opozitës të marrë pjesë në këtë proces. Në mungesë të kuorumit që nuk i lejon maxhorancës as zhvillim të seancave dhe as marrje vendimesh, takimi u përqendrua tek përfshirja e opozitës në reformën territoriale, pasi të gjitha garancitë për konsensus janë dhënë. Përtej apeleve për opozitën anëtari i komisionit, Armando Subashi, kërkoi që të punohet me çështjet teknike duke hartuar një draft kalendar për grupet e interesit me të cilët do të zhvillohen seanca dëgjimore. Por kjo mbledhje e parë e komisionit ka sjellë reagimin e opozitës, e cila nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, ka theksuar se opozita nuk do të marrë pjesë deri në rivendosjen e konsensusit. Sipas vendimit të parlamentit për ngritjen e komisionit për Reformën Territoriale, mbledhjet e tij janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve, dhe kjo pikë e vendimit bën të pamundur zhvillimin e mbledhjeve për sa kohë që opozita nuk merr pjesë. Në këtë rast maxhoranca ose do të presë që opozita apo një pjesë e saj të ndryshojë qëndrim ose do të detyrohet të amendojë vendimin e ngritjes së komisionit.