Random Video

Karrem për zbavitje. Pasioni i 52-vjeçares nga Lezha - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-25 2 Dailymotion

Për një grua është paksa luks të marrë grepat, kallamat e të dalë për peshkim, thjesht për pasion. E veçanërisht kur ajo është një zonjë shtëpie apo jeton në një qytet të vogël, ku paragjykime janë më të mëdhaja. Por, Rajmonda Kovaçi, 52-vjeçarja nga Lezha i ka vënë nën këmbë të gjitha. Prej 12 vitesh ajo del rregullisht për peshkim rrethinave të qytetit të saj dhe ata që e njohin thonë që është një peshkatare shumë e zonja.