Random Video

Didi për trafikun e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zona e Lazaratit kthehet sërish në vëmendje të policisë. Këtë herë vete kreu i policisë së shtetit, Artan Didi mori pjese në një aktivitin rajonal sensibilizues të popullsisë mbi luftën kundër trafikut të drogës. Didi u shpreh se luftën kundër narkotikëve policia nuk mund ta kryeje e vetme. Ndërsa i pyetur mbi dyshimet dhe akuzat e opozitës për trafik droge përmes avionëve, drejtori i përgjithshëm i policisë tha se kjo është çështje e strukturave kompetente. Duke pranuar kultivimin masiv të hashashit në Lazarat, kreu i komunës Dashamir Aliko kërkoi të behet kujdes pasi jo çdo sasi kanabisi që kapet në vend, është prodhuar në këtë fshat. Policia nuk ka ndërmarrë asnjë aksion brenda fshatit problematik të Lazaratit, duke preferuar të bashkëpunojë me drejtuesit vendore e duke u përpjekur të bindë më shumë banoret e kryesisht të rinjtë e zonës, të qëndrojnë larg këtij aktiviteti kriminal.