Random Video

Kumbaro sqaron artistet për reformën në TKOB dhe TK - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Artistet shqiptare prej vitesh punojnë pa kontrata të rregullta e në mënyrë jo legjitime! Kjo është deklarata e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, një ditë pas protestës së artisteve të Teatrit të Operës dhe Baletit lidhur me reformën në ketë institucion dhe nisjen e sistemit të kontratave. Kumbaro ka sqaruar se askush nuk do të largohet nga puna dhe se kjo reformë është në interesin e vetë artistëve. Sipas saj, kontratat do të jenë 6-mujore për t'i hapur rrugë më pas sistemit të konkurseve dhe meritës. Të njëjtën gjë ministria ka sqaruar edhe për aktorët e Teatrit Kombëtar, të cilët deri më sot sipas saj ose kanë pasur kontrata të parregullta, ose janë emëruar sipas dëshirave të drejtueseve. Reforma në institucionet e kulturës është një nismë e deklaruar prej kohesh. Një ditë më parë, punonjësve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ju është komunikuar nisja e procesit të kontratave, te cilën ata e kanë kundërshtuar duke protestuar para shfaqjes, pasi sipas tyre kjo është një formë për t'i hequr nga puna.