Random Video

Rama: Nuk ka asnjë provë për trafikun e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk ka asnjë provë, por vetëm dyshime mbi akuzat e opozitës për trafikun e lëndëve narkotike nga ushtria. Duke ju referuar shkresës së shërbimit informativ shtetëror, kreu i qeverisë, i ftuar ne emisionin "Debat plus" të moderatorit Eduart Zaloshnja shprehu bindjen se nuk ka asnjë të dhënë të besueshme për ta provuar një gjë të tillë.Referuar reformës më të rëndësishme në vend asaj territoriale, kryeministri e cilësoi atë si një riorganizim të madh dhe çlirim për territorin e Shqipërisë. Ai u shpreh se edhe opozita e kupton rëndësinë e kësaj reforme, prandaj duhet të jetë pjesë e realizimit të saj.Në emisionin "Debat plus", kryeministri foli edhe për çështjet më jetike për qytetarët, siç është energjia. Ai premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Ndërsa mbi funksionimin e universiteteve në vend, ai nënvizoi se nuk do të ketë më universitete me qëllime fitimi. Lidhur me zhvillimet brenda partisë Socialiste, Rama i ngacmuar për këtë temë nga socialisti Ben Blushi sqaroi se nuk ka kuptim të bëhen zgjedhje në parti, përsa kohë kryetari është njëherësh kryeministër, pasi ka fituar zgjedhjet.