Random Video

Kumbaro sqaron artistët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debatet e hapura në grupet e artistëve të prekur nga reformat që po ndodhin në institucionet e kulturës kanë marrë sot një përgjigje nga ministrja Mirela Kumbaro. Sipas saj kjo reformë nuk ka për qëllim që të mbyllë vende pune apo të ulë në karrige disa të rinj, por kriteri i vetëm do të jetë cilësia e asaj që i ofrohet publikut. Sipas Kumbaros deri tani shumë institucione kanë qenë të keqmenaxhuara dhe merrnin paratë e buxhetit dhe taksapaguesve pa i ofruar atyre asgjë.Rishikimi i kontratave me shumë artistë të cilët punojnë në Teatrin Kombëtar apo atë të Operës dhe Baletit, në kuadrin e reformës që po iu bëhet këtyre institucioneve ka sjellë debate dhe madje protesta nga njerëz të artit. Sipas ministrisë, koha e kontratave është shkurtuar pasi pas disa muajsh çdokush që do të punojë në këto institucione do të futet me konkurs, dhe në këtë mënyrë do rivendoset meritokracia, por do të ketë më shumë hapësira edhe për të rinjtë.