Random Video

Debat për trafikun e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para se të mblidhet Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë akuzat për implikimin e ushtrisë në trafikun e drogës, opozita ka përsëritur kërkesën që Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të raportojë për këtë çështje në Komisionin e Sigurisë. Sipas deputetit demokrat, Gent Strazimiri, ministrja nuk mund të fshihet pasi rregullorja e detyron të përgjigjet para deputetëve. Nga ana tjetër ministrja Kodheli i ka kujtuar opozitës se kërkesa për seance dëgjimore është rrezuar njëherë nga komisioni përkatës dhe tashme i gjithë debati do të sqarohet në Komisionin Hetimor.  Meqenëse Komisioni Hetimor për Ushtrinë është kërkuar nga mazhoranca kryetare e tij do të jetë Ermonela Felaj, ndërkohë që demokrati Oerd Bylykbashi do të jetë nënkryetar.