Random Video

Raporti për trafikun e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i është rikthyer debateve për trafikun e drogës. Gjatë leximit të raportit të komisionit hetimor për këtë çështje, kryetarja Ermonela Felaj solli fakte dhe dëshmi se trafiku i drogës me avionë ka  funksionuar para vitit 2013, gjatë qeverisjes së demokratëve. Madje sipas saj ky trafik është mbrojtur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por demokratët këmbëngulën se mazhoranca injoroi denoncimet e opozitës, sinjale këto të cilat u konfirmuan nga rënia e avionit në Divjakë. Prej kohesh mazhoranca dhe opozita janë përfshinë në akuza të ndersjellta për trafikun e lëndëve narkotike. Sipas opozitës trafikantet shfrytëzonin infrastrukturën e ushtrisë, por një fakt i tillë u hodh poshtë nga komisioni hetimor.