Random Video

Policia arreston edhe 3 persona të tjerë në Lazarat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një javë pas fillimit të operacionit për asgjësimin e lëndëve narkotike dhe goditjen e grupeve kriminale që sulmuan policinë gjatë këtij aksioni, bilanci i pranisë së shtetit në Lazarat është domethënës. Me kapjen sot të 1.4 ton marijuanë, sasia e lëndës narkotike të sekuestruar dhe asgjësuar në këtë zonë gjatë 7 ditëve shkon në 41 ton, e gjetur në shtëpitë, oborret dhe magazinat e këtij fshati. Paraditen e së dielës grupe të policisë dhe forcave speciale shkatërruan edhe një sasi të konsiderueshme bimësh dhe fidanësh, duke e çuar numrin e tyre në mbi 112 mijë. Ndërkohë policia arrestoi gjate natës 3 persona, të cilët akuzohen për sulmin me armë ndaj policisë. Nga kontrollet në shtëpitë e Lazaratit u gjet sërish sasi e konsiderueshme armësh e fishekësh si dhe tritol dhe lëndë të tjera eksplozive. Ne total, numri i shtëpive ku policia ka sekuestruar drogë dhe armë, ka shkuar mbi 470 gjatë një jave.