Random Video

Biznesi i vogël për taksat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthimi i një kuote fikse tatimi, e cila nuk do te jete me pak se 25 mije leke ne vit, nuk është mirëpritur nga biznesi i vogël. Gjergji Gjika i cili përfaqëson ketë kategori biznesi thotë se një mase e tille është paragjykuese dhe se i takon administratës tatimore qe te luftoje evazionin. Ekspertet kontabël thonë se ky prag tatimi është pozitiv nëse ndikon ne formalizimin e ekonomisë, por sipas tyre barrën me te madhe duhet ta kenë tatimet, pasi është detyre e kësaj administrate, qe te evidentojnë çdo biznes qe abuzon. Ne fillim te këtij viti hyri ne fuqi ligji i ri, sipas te cilit biznesi i vogël do te tatohet me 7.5% te xhiros vjetore. Por ai nuk dha rezultatet e pritura dhe Ministria e Financave vendosi pragun prej jo me pak se 25 mije leke ne vit. Hyrja ne fuqi e këtij ndryshimi ligjor do te nise ne 6-mujorin e dyte te vitit dhe do te jete e vlefshme për te gjitha bizneset qe qarkullojnë 2 deri ne 8 milion leke ne vit.