Random Video

Basha takon Llallën, padi Ndokës e Ndreut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike padit në prokurori dy deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë, mes tyre dhe deputetit demokrat Gent Strazimiri. Depozitimi I dy padive, është bërë nga kryetari I Partisë Demokratike Lulëzim Basha, I cili ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla, mbi këtë cështje. Padia e parë ka qenë për deputetët Ndoka e Ndreu, për akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj një deputeti, në ambjentet e parlamentit. Ndërsa padia e dytë, ka qenë për deputetin Arben Ndoka, për akuzën e kërcënimit ndaj zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi, pasi kjo e fundit deklaroi në një dalje publike, se deputeti socialist ka patur lidhje me krimin dhe trafiqet ilegale, për të cilat edhe është dënuar nga gjykatat italiane.Basha ka qenë I shoqëruar në takimin me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme nga deputetët Eduard Halimi dhe Arben Ristani. Halimi deklaroi për mediat pas takimit, se I është kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, një hetim I shpejtë dhe I plotë për të dy deputetët e Partisë Socialiste.