Random Video

Varianti me 61 njësi, Dule: I papranueshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut shprehet kundër ndarjes me 61 njësi vendore për ndarjen e re territoriale. Kryetari i kësaj partie Vangjel Dule, deklaron se nëse kjo ndarje mbetet e tillë, ajo nuk do të marrë votat e PBDNJ-së. "Me ndarjen e re po tentohet të shkelen të drejta themelore dhe po trazohen me qëllime të mbrapshta historike, dhe të krijohen probleme aty ku nuk ka.  Nëse ky do të jetë produkti përfundimtar, do të jetë e pavotueshme dhe e papranueshme"- u shpreh Dule. Kreu I partisë së minoritetit grek I bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, të ndërhyjë për të ndryshuar atë që e quan deformim të realitetit. "Nga të dhënat e deri tanishme reforma orientohet në devijime substanciale dhe shkelje flagrante të drejtave të të njeriut. Kësaj reforme i referohen edhe elemente të spikatura klienteliste dhe elektorale. Dëshirojmë ti drejtohemi edhe publikisht në vençanti kryeministrit Rama që të mos e privojë këtë reformë madhore dhe strategjike nga standardet dhe fryma evropiane"- theksoi kryetari I PBDNJ-së.