Random Video

Basha: Rama kërkon të përgjojë gjithçka - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite para hyrjes ne fuqi te vendimit te qeverise qe detyron qytetaret te dorëzojnë numrin IMEI te celulareve te tyre, opozita u ben apel qe te bojkotojnë procesin. Kreu i opozitës Basha tha se qeveria Rama kërkon te përgjojë jetën private te çdo shqiptari. ?Edi Rama kërkon të kontrollojë Faceboouk-un e secilit, Whatsapp-in, Viberi-in, BBM-in. Edi Rama kërkon të dijë se çfarë flasin e mendojnë shqiptarët, pasi sot, përmes telefonit dhe aplikacioneve dhe programeve që përmenda, kryhet pjesa më e madhe e komunikimit mes shqiptarëve?. Sipas Partise Demokratike, qeveria shqiptare po sfidon hapur vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, si dhe Kushtetutën e Shqipërisë. ?Me 8 prill të këtij viti, Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg ua ndaloi kompanive celulare të regjistronin të dhënat personale të aparateve të abonentëve dhe sigurisht ua ndaloi këtë dhe qeverive të Bashkimit Europian?. Kreu i PD-se, kërkoi edhe nga kompanitë celulare te respektojnë Kushtetutën, ndryshe do te përballen me padi civile dhe penale nga opozita dhe qytetaret. Ndërkohë, PD e ka çuar ne Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverise.