Random Video

Ndërhyrja tek sheshi “Nënë Tereza” për vizitën e Papës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 5 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Data 10 shtator duhet ta gjeje te përfunduar restaurimin e Sheshit ?Nene Tereza? i cili ka nisur te zbatohet prej disa ditësh, me rastin e ardhjes se Papa Françeskut ne Shqipëri. Arta Dollani, drejtuese e Institutit te Monumenteve te Kulturës, që hartoi projektin e miratuar me pas dhe ne Këshillin Bashkiak te Tiranës, tregon për Vizion Plus se si ne vend te shatërvanit do te këtë një trotuar, e bashke me te do te ndryshoje edhe ndriçimi i te gjithë zonës. Fondi prej 10 milion lekësh i lëvruar nga Bashkia e Tiranës, do te shkoje edhe për pastrimin e te gjitha fasadave te ndërtesave përreth sheshit, ku pritet te largohen edhe lokalet qe ndodhen ne zone. Ndërhyrja qe po i behet sheshit e pas edhe dekori qe do te përfshije këtë vend ku pritet te mbahet mesha solemne e 21 Shatorit do te jete i thjeshte. Kjo pasi vete Ati i Shenjte nuk ka kërkuar shpenzime te tepërta per vizitën e tij. Bashke me sheshin, ashtu siç u deklarua edhe nga ministria Kumbaro po ndryhet edhe tek Pallati i Kongreseve si dhe tek Muzeu Historik Kombëtar; i pari për t?u shndërruar ne qendër mediatike dhe i dyti vend qe do te prese aktivitetet e vizitës se Papes. Per këto dy ndërhyrje, qeveria shqiptare ka akorduar 65 milion leke.