Random Video

Burg për vjedhjen e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet në kodin penal që parashikojnë ndëshkimin me burg për ata që nuk paguajnë dhe abuzojnë me energjinë elektrike po japin efekt në shumë qytete dhe zona rurale të vendit. Operatori i shpërndarjes ka kallëzuar qindra abonentë privatë dhe familjarë të cilët rrezikojnë të dënohen me burg. Vetëm në BurrelOSHEE mbështetur edhe nga njësia e taskë forcës ka kallëzuar në prokurori 94 persona. Për 23 prej abonentëve te paditur, gjykata ka dhënë dënimin me burg.Shqetësimi më i madh që ne kemi në rrethin e Matit është se shumë nga abonentët debitorë që abuzojnë me energjinë janë të punësuar në shtet. Megjithatë ashpërsimi i masave në kodin penal ka dhënë efekt. Nga ana tjetër kreu i task-forcës njëherësh nënprefekt i Matit beri me dije se ashpërsimi i masës ndëshkuese për abuzuesit me energjinë elektrike, ka dhënë efekt pozitiv në rritjen e arkëtimeve. Aktualisht niveli i tyre në këtë rreth ka arritur përqindjen më të lartë të viteve të fundit duke shkuar në 80-85%.