Random Video

Burg për vjedhësit e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 persona te arrestuar me akuzën e vjedhjes se energjisë elektrike nëpërmjet lidhjeve te paligjshme kane dale përpara Gjykatës se Fierit per masën e sigurisë. Per 8 prej tyre gjykata ka vendosur burg pa afat, ndërsa tre te tjerë u lane te lire nen masën detyrim paraqitje. Njeri nga te liruarit ishte edhe inxhinieri i OSHEE se i arrestuar dy dite me pare. Prokuroria nuk ka gjetur prova bindëse per ta mbajtur ne burg. Te gjitha seancat jane zhvilluar me dyer te mbyllura, ndërsa familjaret kane pritur jashte dyerve te Gjykatës. Pritet qe gjykata te caktoje masën e sigurisë edhe per te arrestuarit e tjerë. Ndërkohe ne Dibër policia i ka vene prangat nje faturisti per vjedhjen e energjisë, ndërsa jane shpallur ne kërkim 4 persona: dy biznesmenë dhe 2 abonentë familjare. Ne Bulqize prokuroria ka kallëzuar penalisht dy abonentë private. Ndërsa ne Laç, policia ka vene ne pranga 8 abonentë.