Random Video

Basha për pavarësinë e Tiranës: Sot realitet i zymtë për shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
102 vjet më parë në sheshin përpara Parlamentit u ngrit flamuri kombëtar dhe patriotët shpallën pavarësinë e kryeqytetit. Këtë ditë festive kreu i bashkisë se Tiranës Lulzim Basha e shfrytëzoi për të folur edhe në emër të opozitës. Sipas tij ky akt patriotizmi duhet të shërbejë edhe sot si një mesazh për t?i bërë ballë këtij realiteti të zymtë sipas tij që po përjetojnë qytetarët.Lulzim Basha tha:?Qytetarë të Tiranës autoktonë dhe të ardhur ndër vite, është nder që të jem bashkë me ju sot ku 102 vjet më parë, patriotë tiranas ngritën flamutin kombëtar dhe shpallën pavarësinë. ?Sot përballemi me një realitet që shqiptarët e përshkruajnë si të zymtë, por ju siguroj se frymëzimi që marrim nga kjo ngjarje, na jep forcë ti themi stop frikës, përballë varfërisë, padrejtësisë, dogma dhe demagogjia, që do të jetë flakadani i qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.?Kryebashkiaku u premtoi autoktonëve të Tiranës se do t?i propozojë këshillit bashkiak miratimin e ditës së falënderimeve për këtë komunitet, por edhe emërtimin e rrugëve të kryeqytetit me emrat e patriotëve të saj. Në ceremoninë e përkujtimit të 102 vjetorit të pavarësisë së kryeqytetit në shëtitoren ?Murat Toptani? u vendos busti i rilindësit kombëtar Jeronim De Rada me rastin e 200 vjetorin e lindjes së tij. Tirana shpalli pavarësinë më 26 nëntor të vitit 1912, dy ditë përpara se flamuri kombëtar të ngrihej në Vlorë për pavarësinë e Shqipërisë.