Random Video

Përmbytjet, Durrësi nën ujë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është situata pas disa orëve shi gjatë natës në qytetin e Durrësit. Uji ka mbuluar të gjithë zonën e plazhit, veçanërisht rrugën ?Bajram Curri? duke e bërë tërësisht të pa kalueshme përgjatë gjithë paradites. Shumë banesa në katet e para dhe shtëpi private pranë sektorit Hekurudha vijojnë të jenë ende nën ujë. Shkak i përmbytjeve është bërë kanali i hapur që gjendet në zonën e plazhit i cili mbushet nga mbeturinat e shumta që hidhen në të dhe që kanë mbetur aty pa u pastruar për vite të tëra. Drejtues të bordit të kullimit në Durrës thonë për vizion plus se mungojnë fondet për pastrimin e këtij kanali dhe disa të tjerëve në këtë qytet që shkaktojnë përmbytje në kohë shirash. Sipas tyre pritet që Ministria e Bujqësisë të miratojë këto ditë fondin përkatës.