Random Video

Rritet e numri i pacientëve me virozat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse keni teshtima, temperature apo probleme me rrugët respiratore nuk duhet kurrsesi te neglizhoni këto simptoma. Një gjendje e tille shëndetësore kërkon mjekim te specializuar si ne rastin e Enkeled Shahinajt, qe megjithëse ka pire çajra e medikamente i është drejtuar urgjencës se spitalit infektiv per te marre mjekim.Jemi zyrtarisht ne fazën e virozëve stinore, ndaj edhe mjeket rekomandojnë me shume vëmendje ndaj simptomave. Kujdes te veçante duhet te tregojnë personat qe vuajnë nga sëmundjet respiratore,te zemrës, apo ato kronike. Ne urgjencën e spitalit Infektiv ne QSUT, vijnë çdo dite nga 70 deri ne 80 vete te prekura me virozat stinore, ndërsa sipas Institutit te Shëndetit Publik, ka 13 mije te prekur ne nje jave ne gjithë vendin. Ne fund te janarit per shkak edhe te temperaturave te ulta, pritet nje shtim i numrit te rasteve me virozat e stinës, te cilat do te marrin fund vetëm ne muajin mars.