Random Video

Operacione antieksploziv, sekuestrohet tritol në Kukës e Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Kukësit ka zbuluar nje sasi te konsiderueshme tritoli gjate kërkimeve per një krim te kryer ne vitin 1999 si dhe ka arrestuar dy persona. Agim Spahia 34 vjeç dhe Gezim Voji 44 vjeç kane rene ne prangat e policisë se pasi dyshohet te jene autoret e nje plagosje dhe vjedhje te nje shtetasi nga Kosova ne 16 prill te vitit 1999. Gjate kontrollit te banesës se tyre forcat e policisë kane zbuluar 91 kallëpe eksplozivi, 23 kapsolla detonatorë dhe 8 metra fitil zjarrpercjelles. Provat e reja i shtohen dosjes kundër dy te arrestuarve tashme nen akuze ?Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit?. Nderkohe ne Vlore policia ka arrestuar ne flagrance shtetasit Përparim Maze 53 vjeç dhe Bardhyl Hodaj 45 vjec pasi gjate kontrollit ne mjetin e tyre u gjeten 6 pako lende plasëse bashke me fitil zjarrpercjelles. Eksplozivi dyshohet se ishte e destinuar për peshkim.