Random Video

Ndalimet e ushtarakëve për trafikun e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ndalimit të dy ushtarakëve të dyshuar si bashkëpunëtorë të Majorit Sokol Feka, Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka kërkuar masë arresti në gjykatë. Burime pranë organit të akuzës thanë se materialet e referuara në Prokurorinë e Përgjithshme i kaluan Krimeve të Rënda të cilat ende nuk kanë vendosur për provat mbi majorin Hamit Koxha dhe kapitenin Vladimir Ademi. Hetuesit thanë se Koxha dhe Ademi dyshohet se kanë bashkëpunuar me majorin Feka në trafikun e drogës, akuzë kjo e cila ende nuk është e provuar. Megjithëse nuk jepen të dhëna, bëhet me dije se dy ushtarakët janë ndaluar pasi kanë dalë jashtë Shqipërisë pa leje në 20 janar, në të njëjtën datë me majorin Sokol Feka. Edhe pse kjo nuk është një provë bindëse hetuesit besojnë se ata mund të kenë bashkëpunuar me majorin në Spanjë kjo dhe pas komunikimeve telefonike të shpeshta mes tyre.Me urdhër te ministrisë, 3 dite me pare u liruan edhe 6 oficere te forcave te armatosura qe gjithashtu dyshohet se kane pasur dijeni per lëvizjet e Sokol Fekes jashtë vendit. Majori shqiptar gjeti vdekjen ne Malaga te Spanjës teksa transportonte rreth 900 kilogramë hashash nga Maroku.