Random Video

Jacobson: Të goditen fenomenet kriminale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siguria ne Ballkanin Perëndimor rrezikohet nga krimi i organizuar dhe rikthimi i luftëtareve te përfshirë ne luftërat ne Siri, apo Irak. Shqetësimi u ngrit nga Ambasadorja Amerikane ne Prishtine, e cila tërhoqi vëmendjen edhe per nje tjetër çështje, fluksin e emigranteve qe synojnë Perëndimin.?Në këtë rajon, në veçanti shqetësuese mbetet çështja e krimit të organizuar ndërkufitar dhe ajo e emigrimeve të paligjshme. Shqetësuese po ashtu jane edhe tendencat e luftëtarëve pjesëmarrës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak për t?u kthyer në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekja për joshjen e të rinjve me ideologjitë ekstremiste?Diplomatja amerikane këshilloi se e vetmja mënyre per te luftuar keto krime eshte bashkëpunimi mes shteteve fqinje. Komentet Jacobson i beri gjate nje konference te organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale, ICITAP. Ne te ishin te pranishëm drejtorët e përgjithshëm të policive te vendeve te rajonit, si dhe ekspertë nga FBI.