Random Video

Rama: Veliaj sjell ndryshimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesëmarrjen në Panairin e Punës, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për t?i ofruar sërish mbështetjen kandidatit të mazhorancës për kryebashkiak të Tiranës Erion Veliaj. Shefi i ekzekutivit punësimin e konsideron si një ndër prioritetet e qeverisjes. Duke konsideruar si një sfidë të madhe, kryeministri i ktheu përgjigje kritikave nga opozita, por edhe nga brenda partisë së tij, për reformat. Rezultatet e reformave, tha kryeministri Rama, nuk vijnë të gjitha menjëherë, por sipas tij, qeveria ka shumëfishuar fondet për punësim. Pas kësaj fjale, kryeministri ka vizituar stendat e kompanive të cilat ofrojnë vende pune, ku nuk munguan as batutat. Gjatë tre ditëve të para të Panairit të Punës, janë lidhur mbi 800 kontrata për punësim, ndërkohë që janë në dispozicion 5500 vende pune.