Random Video

PD akuzon kryeministrin Rama - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pasi politika dështoi te gjente konsensusin per dekriminalizimin ne Parlament, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama. Oerd Bylykbashi tha se Rama nuk ka paraqitur asnjë draft dhe alternative per procesin e çlirimit te Parlamentit nga te inkriminuarit. Sipas Bylykbashit, varianti i lexuar nga deputeti Taulant Balla është drafti i opozitës te cilit i janë hequr instrumentet kryesore?Prej 24 dhjetorit kur u ra dakord per marrëveshjen e dekriminalizimit, Edi Rama nuk ka paraqitur asnje draft, asnje alternative se si ai mendon te realizoje kete proces jetik per vendin, per te çliruar parlamentin dhe politiken nga te inkriminuarit, e per te pamundësuar kandidimin e personave me rekorde kriminale ne zgjedhjet e 21 qershorit. Partia Demokratike deklaron se drafti i lexuar dje nga deputeti Balla eshte drafti i opozitës, por tinezisht i jane hequr instrumentet kryesore.?Pak dite me pare, mazhoranca publikoi 9 emra te kandidateve te djathte per zgjedhjet e 21 qershorit te cilet sipas saj jane me precedentë penale. Edhe opozita drejtoi gishtin e akuzës mbi disa kandidate te koalicionit te majte.