Random Video

Gara për Bashkinë e Pustecit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi ka drejtuar për tetë vjet komunën e Pustecit, tashmë Edmond Themelko kandidat i të majtës kërkon mandatin e tij të tretë, por këtë here si kryetar bashkie. Në garën e 21 qershorit Themelko do të ketë përballë kandidatin e përzgjedhur nga e djathta Mihallaq Apostollovski. Të dy kandidatë, të cilët vijnë nga pakicat maqedonase në prag të zgjedhjeve rendisin një sërë projektesh. Themelko mendon se puna e bërë gjatë drejtimit në këto vite do t?i japë një tjetër fitore. Ndryshe mendon kundërshtari i tij. Apostollovski thotë se e vetmja punë e bërë nga Themelko është rishtrimi me asfalt i rrugëve të fshatit. Bashkia e Pustecit është njësia më e vogël administrative. Me një popullsi prej 5300 banoresh ajo përbëhet nga 9-të fshatra, shtate prej te cilave shtrihen buze liqenit të Prespës te gjithë më banorë me kombësi maqedonase.