Random Video

Nis puna për Stadiumin e Shkodrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashke me prezantimin e projektit, kane nisur edhe punimet për stadiumin e ri të Shkodrës. Do të jetë shtëpia e dytë e kombëtares kuq-e-zi dhe atje ku me shumë gjasë do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit me kombëtaren serbe. Këtë rast nuk ka lenë pa e theksuar edhe kryeministri Rama. Dhe si për t?i shkuar me per shtat humorit shkodran, Rama nuk kurseu as batutat. ?E dëgjova Armandon për të sharat që ka marrë nga tribuna VIP, mund t?ju them se jam gati të bëj garë se kush ka ngrënë më shumë të shara në të katër anët. Imagjinoni të sharat tani në Vlorë që tani po inaugurojmë stadiumin në Shkodër. Se siç e ka futbolli në tërësi origjinën në Angli, në Shqipëri origjinën e ka në Shkodër.? Kryeministri tha se stadiumi i ri, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare dhe ato te UEFA-s, nuk do të jetë vetëm në funksion të futbollit, porse do të shërbejë edhe si qendër e madhe rekreative. Sipas projektit, stadiumi i ri do të presë 17 mijë tifozë.