Random Video

Mirela Lico, rikthim në TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 8 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kudo ku ka interpretuar ka marrë duartrokitje, por këtë herë është ndryshe. Violinistja shqiptare Mirela Lico rikthehet aty ku mësoi bazat e muzikës klasike. Vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit pas 25 vjetësh shfaqje në mbarë botën. Artistja do të përcjellë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit sinfoni nga Moxarti dhe Mendelsoni. Orkestra Simfonike që do të shoqërojë Licon vjen nën drejtimin e dirigjentit italian Giancarlo de Lorenzo, i cili është ftuar pikërisht për këtë mbrëmje. Mirela Lico, edhe pse ka punuar me orkestra simfonike në Itali, Norvegji, Zvicër e së fundmi edhe në Barcelonë,rrëfen për Vizion Plus se ndihet e kënaqur me seriozitetin dhe bashkëpunimin që artistët e orkestrës simfonike të TKOB po reflektojnë. Koncerti merr jetë mbrëmjes e së hënës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit edhe me mbështetjen e Platformes Tring.