Random Video

Performanca dhe emocione në spektaklin “Tu si que vales” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të rinj të talentuar kanë dhuruar serish emocione te forta me performancat e tyre në skenën e ?Tu Si Que Vales?. Kjo ka qenë mbrëmja e fëmijëve. Me pjesët e luajtura në skenë, ata kanë marrë duartrokitjet e publikut dhe të jurisë. Gara nisi me Arbnorin dhe Agenorin. Vëllezërit nga Kosova u prezantuan me një perfomancë të këndshme nën tingujt e kitarës akustike. Edhe pse vetëm 9 vjeç, dy artistët e vegjël, Alesia dhe Oresti përcollën personalitet skenik me atmosferën Vieneze. Përtej kërcimit dhe këngës, 14-vjeçari Lindrit Hoxha, tregoi në ?Tu Si Que Vales? se në të ardhmen mund të bëhet një aktor shumë i mirë. Nuk munguan edhe pjesët që dilnin jashtë profesionit të konkurrentëve. Kështu ndodhi me Amarildo Xhiveshin, i cili edhe pse është akrobat, në ?Tu Si Que Vales? ka vendosur të eksperimentoje në një tjetër zhanër. Kombinimet mes performancave të ndryshme nuk munguan. Agon Gashi, një iluzionist nga Kosova realizoi një kombinim perfekt mes magjisë dhe artit të komunikimit, ndërsa Ertil Kondakçi solli sportin e xhonglimit nën tingujt e ?Valles së Pipëzave?. Edhe ikona e muzikës pop Michael Jackson erdhi përmes imitimit të Mariglen Çikës. Performanca jashtë studios së ?Tu Si que vales? u realizua nga grupi ?The Ladies?. Ndërkohë që mbrëmja u mbyll me një perfomancë të jashtëzakonshme, sjelle mjeshtërisht nga Tomas Blackthorne dhe interpretimet plot humor të Eno Lukes dhe Bajram Medtollit