Random Video

Emocione në “Tu si que vales” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 6 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tu si que Vales? mbërriti në javën e gjashtë. Skena e këtij talent shou në mbrëmjen e të mërkurës është pushtuar nga muzika. Kënga, vallet dhe kërcimet nisën si një festë e vërtetë me një ansambël të këndshëm kitarash të sjellë nga grupi ?Pasion Kitara? për të vijuar me të riun Edon Martinaj, që përcolli atmosferë me fizarmonikën e tij dhe me notat muzikore të pianos së Defrim Dedës. Por më emocionuesja ishte performanca e Ebit të vogël. Vajza e veshur si një kukull ka përcjellë emocione në publik. Këtë mbrëmje edhe tradita është duartrokitur shumë. Adri - Jon një grup nga jugu, u ngjit në skenë dhe u vlerësua për një valle me motive te veriut. Përballjet kanë filluar të konceptohen nga konkurrentët që kanë marrë dy votat e jurisë, por po ashtu edhe nga të rinjtë që vijnë të performojnë në të njëjtën kategori duke e njohur kështu edhe konkurrentin. I tillë ishte Arbias Ahmetaj, i cili mbërriti në ?Tu si que vales? me një performancë beatbox-i apo Adea Sadiku që përcolli një performancë duke luajtur e kënduar në të njëjtën kohë. Edhe grupi ?Dance Spirit? vinte me një sfidë të caktuar. Mbrëmja e javës së gjashtë u mbyll me pjesën e Sindit dhe Ibrahimit që sollën arenën e një cirku të vërtetë të skenën e ?Tu si que vales?.