Random Video

Dronë në aksionet e policisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse për drejtuesit e futbollit fluturimi i dronit të telekomanduar në stadiumin ku luhej ndeshja Serbi-Shqipëri ka bërë që disa prej kampionateve kryesore në Europë, të marrin në shqyrtim rreziqet e mundshme që vijnë nga episode të tilla, për policinë është e kundërta. Policia e Shtetit ka nisur testimin e dronëve, për t?i përdorur për operacione të posaçme për kapjen e personave në kërkim, ndjekje policore por edhe monitorime nga ajri të tubimeve të ndryshme. Sipas Ministrisë së Brendshme për të rritur efikasitetin në aksione policore dhe shmangur rrezikun për jetën e punonjësve, është vendosur të aplikohet teknologjia e lartë në ndihmë të Policisë.Testimi u ndoq nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako në Akademinë e Sigurisë. Ekspertët demonstruan parametrat e dronit në ndjekje të mjeteve në autostradë, që shkonin mbi 80 km/orë, kohëzgjatjen 2 orë në fluturim, monitorimin e zonave informale për ndërtime pa lejet por edhe raste të tjera ku teknologjia e dronit mund të përdoret.