Random Video

Masa e arrestit për Kastriot Ismailaj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-administratori i kompanisë fantazme për mbledhjen e borxheve ndaj CEZ-Shpërndarje do të qëndrojë në burg deri në përfundimin e hetimeve. Kastriot Ismailaj akuzohet për përvetësimin e 5 milionë eurove të cilat ne vend që t?i ktheheshin CEZ shpërndarjes shkuan ne llogaritë bankare të tij. Gjatë seancës për njohjen e masës së sigurisë, Prokuroria paraqiti provat të cilat tregojnë se qëllimi i vetëm i Kastriot Ismailaj nuk ka qenë mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave të CEZ-Shpërndarje. Sipas organit të akuzës Ismailaj, duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive me të cilën fitoi tenderin për të mbledhur borxhin e prapambetur ndaj CEZ, ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme 5 milionë euro duke i shkaktuar pasoja të rënda shoqërisë, por edhe shtetit shqiptar, i cili ka zotëruar 26% të aksioneve. Sipas Prokurorisë paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit Ismailaj nuk i ka përdorur me qëllim realizmin e kontratës por i ka transferuar jashtë vendit duke i përdorur për qëllime personale. Nga të dhënat e mbledhura deri më tani Ismailaj ka kryer transaksione ne të paktën12 shtete ndërkohë që vetëm ne një rast ai ka marrë nga një kompani e raportuar për transaksione të dyshimta shumat prej 8 milionë dollarësh dhe 800 mijë eurosh. Vetëm pak ditë para arrestimit të tij prokuroria kërkoi konfiskimin e 3.4 milionë dollarëve të Ismailajt. Transaksionet bankare vinin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Zvicra ndërkohë që dyshohet se janë paratë e mbledhura për llogari të kompanisë CEZ Shpërndarje.