Random Video

Akuza: Burg Ndokës e Ndreut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Gjykatës se Larte dënimin me burg për dy deputet socialist Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, te akuzuar se kane goditur për shkak te detyrës, deputetin demokrat Gent Strazimiri. Kërkesa u be ne seancën e kësaj te mërkure nga dy prokuroret Adnad Xholi dhe Artur Selmani, gjate konkluzioneve përfundimtare, ku kërkuan shpalljen fajtor te dy te pandehurve. Per Ndoken u kërkua dënimi me 1 vit burg i konvertueshëm ne 150 ore pune ne interes te publikut, ndërsa per kolegun e tij, Ndreu u kërkua 8 muaj burg, e konvertuar me 100 ore pune. Por ne kërkesën e tij, organi i akuzës u kujdes te theksonte se nëse ky dënim refuzohet te kryhej nga deputetet, atëherë te zbatohet dënimi me burgim. Dy deputet, nuk ishin te pranishëm ne Gjykate, ndërsa avokatet e tyre u shprehen se nuk ishin dakord me kërkesën e prokurorisë, por qëndrimin do ta bëjnë publik ne konkluzionet e mbrojtjes. Luciano Boçi, ishte i vetmi deputet demokrat qe ndoqi seancën. Sipas tij, kërkesa e Prokurorisë është e drejte. Seanca e radhës ku Gjykata do te dëgjoje mbrojtjen dhe pastaj do te shprehet me vendim, u la për ne 29 maj. Çështja penale ndaj dy deputeteve Ndoka e Ndreu, nisi menjëherë pas ngjarjes se ndodhur ne ambientet e kuvendit, ne seancën e datës 10 korrik te vitit te kaluar, kur ata goditen deputetin Strazimiri. E gjithë ngjarja u fiksua nga kamerat e sigurisë, duke qene kështu nje prove e pakontestueshme para Gjykatës.