Random Video

Samiti i SEECP për Maqedoninë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Samiti i Krerëve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkëpunimit te Vendeve te Evropes Juglindore u mbyll me një deklarate ku te gjitha vendet angazhohen për forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e parimeve te fqinjësisë se mire. Por pavarësisht deklaratave dhe angazhimeve, bashkëpunimi mes vendeve te Ballkanit ka akoma ngerce dhe kjo u duk qarte ne nivelin me te cilin u përfaqësuan ne këtë samit, Greqia dhe Maqedonia, te cilat pas replikave te fundit me qeverinë shqiptare sollën ne Tirane vetëm zëvendësministrat e jashtëm. Ngjarja e Kumanovës dhe zhvillimet e fundit ne Maqedoni dominuan punimet e samitit, dhe kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani apeloi per nje hetim te shpejte e te besueshëm. Per Maqedoninë foli edhe presidenti bullgar, vend i cili merr kryesine e radhës se SEECP, i cili iu kundërpërgjigj akuzave qe kane ardhur nga Moska per interes te bullgarisë ne ndarjen e Maqedonisë.Rosen Plevneliev:Ngjarjet e fundit ne Republikën e Maqedonisë kane deshmuar nevojën per te riafirmuar mbështetjen tone per pavarësinë dhe per integritetin territorial te vendit. Si kryesuesja e SEECP, Bullgaria do te punoje per nje deklarate per te rikonfirmuar parimin e moscenimit të kufijve kombëtar.Ndërkohë qe Turqia kërkoi përshpejtimin e proceseve integruese te Maqedonisë ne BE e NATO si rruga e duhur per stabilitetin.Ali Babacan:Maqedonia duhet te shikoje drite ne fund te tunelit përndryshe mund te humbasë rrugën ne errësire dhe ky është nje rrezik serioz.Me kete samit Shqipëria i jep fund kryesisë se SEECP, e cila tashme i kalon Bullgarisë.