Random Video

Emocione çerekfinalja e “Tu si que vales” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maratona e çerekfinales ka mbërritur. Kjo ishte vetëm nata e dytë e më të mirëve. Sfidat për të mbërritur deri në natën gjysmëfinale që ofron edhe më shumë surpriza, kanë mbushur skenën me dilema si nga ana e konkurrentëve dhe publikut, por po ashtu edhe panelit të jurisë. Kështu ndodhi me performancat e dy të rinjve Bruna Hitaj dhe Emigen Cenaj. Të dy kanë sjellë në skenë shumë ritëm, çka i ka ndarë edhe votat e jurisë dhe publikut në mënyrë të barabartë për të dy konkurrentët. Në natën gjysmëfinale Bruna dhe Emigen do të performojnë së bashku. Një përballje e veçante ka qenë edhe ajo e Elvis Presilit me Michael Jackson. Nën performancat e Arian Kumrisë dhe Maringlen Çika, ky i fundit ka fituar të drejtën për të vazhduar garën në ?Tu si que vales?. Nuk kanë munguar as sfidat në këngë dhe kërcim që kanë mbushur skenën me ritme popullore moderne, por edhe klasike. Ndërsa në artin vizual ishin ne garë Endri Beqo, karikaturist dhe Lorenc Kërçiku me grafit. Mbrëmja është mbyllur me iluzionistët. Talenti nga Kosova Agon Gashi dhe iluzionistit nga Shqipëria Shpetim Çekrezi prezantuan dy performanca individuale. Fituesit e sfidës se natës së parë çerekfinale dhe fituesit e mbrëmjes së të enjtes në ?Tu si que vales? do të jenë në natën e parë gjysmëfinale të mërkurën e ardhshme.