Random Video

Basha: Shumica po ble vota - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Puka dhe Dajci kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lëshoi akuza te ashpra ndaj maxhorances për blerje te votave. Gjate takimeve ne keto qytete basha deklaroi se pavarësisht presionit mbi qytetaret 21 qershori është dita kur vendimmarrja u përket qytetareve.?Rama -Meta dhe makineria e tyre s?kanë lënë gjë pa bërë, që të mpijnë, të lodhin padurimin tuaj, vendosmërinë tuaj për të folur me votë në 21 qershor. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur, me shantazhe, me sondazhe, me pazare, me kërcënime, me diversione. Kanë bërë gjithçka në këto 6 javë të fushatës por nuk ia kanë dalë dot. Nuk ia kanë dalë dot as ta trembin, as të na kërcënojnë, as ta ndalin vullnetin tuaj.?Basha u kërkoi qytetareve qe te mbështesin PD, pasi qeveria i mashtroi për 2 vite me radhe.?Erdhën në pushtet, rritën taksat kur kishin premtuar uljen e tyre, rritën çmimin e energjisë, kur kishin premtuar uljen e tij, rritën kërbaçin mbi kokën e popullit dhe tani i gënjen mendja se kur në fakt bënë të kundërtën e asaj për të cilën ishin votuar, se mund të injorojnë votën popullore të 21 qershorit. U them sot nga Puka se vota e popullit është ligj dhe ligji do të zbatohet menjëherë, për uljen e taksave, për uljen e çmimit të energjisë, për faljen e kamatë-vonesave. Ky është ligji që ju ftoj ta votojmë dhe vulosim së bashku në 21 qershor? - theksoi zoti Basha.Sipas Bashes per te gjitha këto arsye qytetaret duhet te mbështesin ofertën e PD.?Me votën e 21 qershorit për PD, ne nuk do të presim por do të kërkojmë e do të çojmë deri në fund betejën tonë, deri në fitore, për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave, për uljen e taksave dhe uljen e çmimit të naftës, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, për rikthimin në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë atyre që u hoqën me të padrejtë dhe çdokujt tjetër që ka nevojë, për trefishimin e buxhetit në ndihmë të bujqësisë e blegtorisë. Fitore, fitore, fitore!?