Random Video

Elbasan, vritet me thikë 41-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 41-vjeçar nga Elbasani është vrarë me thikë ne orët e para të mëngjesit të se enjtes në afërsi të kryqëzimit te Cërrikut, tek ?Thertorja? ne Elbasan. Agron Lleshanaku, baba i dy fëmijëve rreth orës 7 të mëngjesit, ka dalë si zakonisht nga shtëpia për të shkuar në punë, kur është përballur 27-vjeçarin, Mariglen Brahja. Pas një debati për për një vend pune, 27-vjeçari e ka qëlluar me thikë në kraharor dhe në fyt duke i shkaktuar plagë të rënda, e për pasojë, 41-vjeçari humbi jetën gjate transportin për në spital. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por arratia e tij ka zgjatur vetëm pak orë pasi është arrestuar nga policia e Tepelenës, teksa tentonte të largohej drejt shtetit fqinj, Greqisë. Sipas policisë, Lleshanaku dhe Brahja ishin punonjës sigurie në një kompani private në Elbasan. Shkaqet e grindjes kane qene banale.