Random Video

Arrihet marrëveshja në Shkup - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas bisedimeve maratone ne Shkup me ndërmjetësimin e Komisionerit per Zgjerimin Johannes Hahn dhe tre eurodeputeteve, liderët politike ne Maqedoni arritën nje marrëveshje per zgjidhjen e krizës. Thelbi i marrëveshjes është mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare 24 prillin e ardhshëm dhe zgjedhja e nje prokurori special, qe do te hetoje skandalin e përgjimeve. Komisioneri Hahn u shpreh i kënaqur per atë çka u arrit.Johannes Hahn: Kemi arritur marrëveshje që është firmosur nga liderët e katër partive më të mëdha dhe jam i kënaqur nga puna që kemi bërë. Mbetemi në marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për përmbushjen e rekomandimeve te komisionit. Kjo është ditë është e shkëlqyer për vendin. Me kete marrëveshje hapen dyert e BE-së dhe NATO-s për Maqedoninë.Per kryeministrin Gruevski tashme kriza është zgjidhur dhe perspektiva europiane e Maqedonisë mbetet e hapur. Ai akuzoi opozitën per tentative per dështimin e negociatave.Nikolla Gruevski: Opozita u përpoq qe te dështonte marrëveshja e 2 qershorit, në mënyrë që të mos kishte zgjedhje të parakohshme. Sepse është e vetëdijshme se do t?i humbëse ato, pasi populli nuk i jep mbështetje mënyrës me të cilën ajo tenton të marre pushtetin.Lideri i opozites, Zaev tha se marrëveshja realizoi gjithçka qe ishte kërkuar prej saj.Zoran Zaev: VMRO-ja do të propozojë kryeministër të ri, por ai duhet të jetë një person i pa-inkriminuar. Kërkuam dorëheqjet dhe i fituam; kërkuam që Nikolla Gruevski të mos i organizojë zgjedhjet dhe kjo u bë; kërkuam qeveri kalimtare dhe kjo u realizua. Ajo do të jetë garanci për zgjedhje të drejta dhe të lira, per kthimin e institucioneve demokratike.Marrëveshja u përshëndet edhe nga kryetari i Partisë Shqiptare BDI, Ali Ahmeti. Ne profilin e tij në Facebook ai shkruan. ?Marrëveshja u arrit, falëminderime për Komisionerin Hahn, Eurodeputetët dhe Ambasadorët e BE dhe SHBA në Maqedoni?, duke mos dhënë detaje nese ne te përfshihen pika qe lidhen me Marrëveshjen e Ohrit. Prej muajsh, Maqedonia ishte përfshirë ne nje krize te thelle, pas publikimit nga opozita te te ashtuquajturave bomba, qe zbuluan manipulime te qeverise Gruevski, ndërhyrje ne gjyqësor, media, manipulim te zgjedhjeve. Situata u përkeqësua edhe pas ngjarjeve te muajit maj ne Kumanove, ku forcat maqedonase u përplasen me nje grup te armatosur te pretenduar si terrorist.Pikat e marrëveshjes se ShkupitZgjedhjet e parakohshme ne 24 prill 2016Ne shtator opozita rikthehet ne parlamentDorëheqja ne dhjetor e kryeministrit GruevskiNe janar 2016 emërohet kryeministri i ri nga VMRO-DPMNELSDM do te jete pjese e 5 ministriveNe shtator emërohet prokurori publik, qe heton skandalin e përgjimeve.